Mësuesja ndan nxënësit sipas ngjyrës, pezullohet pasi fotot u bënë virale

Një mësuese në Afrikën e Jugut është pezulluar për shkak të një fotografie që u bë virale, ku nxënësit duket se janë ndarë sipas ngjyrave të lëkurës.

Reagimi i parë erdhi nga nëna e një nxënësi me ngjyrë, e cila tha për të përditshmen “TimesLive” se dita e parë e fëmijës së saj në shkollë ishte një eksperiencë shumë e keqe.

“Duhet të ishte një ditë shumë emocionuese për mua, por nuk ishte”, tha ajo.

Autoritetet lokale thonë se ky veprim dënohet, prandaj mësuesja është pezulluar nga puna derisa të përfundojë hetimi.

Share With:
Translate »
559 Views