Meteorologia jep motin me djalin 1 vjeç mbi shpinë | Video

Susie Martin, e cila punon për shërbimin meteorologjik Praedictix, Minesota SHBA, vendosi të marrë djalin e saj gjatë orarit të punës. Meteorologia, në fakt, ka dhënë parashikimin e motit me djalin e saj 1 vjeç në shpinë, të cilin e kishte lidhur në trupin e saj.

“Është jashtëzakonisht çliruese që të jem në gjendje të mbaj djalin tim gjatë kryerjes së detyrave të tjera,” shkroi ajo në blogun e kompanisë.

Kompania meteorologjike, duke postuar videon në llogarinë e tyre të Tëitter bëri shaka duke shkruar: “Parashikimi ynë kombëtar sot u dha nga meteorologia @smartinWX dhe nga një i ftuar i veçantë.

Për fat të keq, asistentin e zuri gjumi në vendin e punës. Kërkojmë ndjesë për këtë të papritur”.Videoja e Susie Martin me vogëlushin u shpërnda nga shumë përdorues në rrjetet sociale.

Share With:



63 Views