Michael Douglas puthi të atin në buzë dhe nuk e bëri padashje

Michael Douglas ka më në fund, për 50-vjetorin e karrierës, yllin e tij në Walk Of Fame. Gjatë ceremonisë i shoqëruar nga djali, bashkëshortja Catherine Zeta Jones dhe i ati Kirk, këtë të fundit e puthi në buzë dhe nuk ishte aksidentale.

Ai ia dedikon gjithë suksesin të atit që i zbuloi talentin, ndaj mbajti një fjalim për të.

“Babai im është këtu. Pas një muaji, Kirk bëhet 102 vjeç. Kujt iu duk si 80 vjeç, ka mbetur shumë kohë pas”, tha Michael dhe më pas iu drejtua direkt të atit: “E di, asnjë prej djemve të tjerë që ke nuk është këtu për të festuar 50-vjetorin e tij të karrierës… Kjo do të thotë shumë për mua baba. Do të thotë shumë që ke ardhur për mua sot. Të falenderoj për këshillat, frymëzimin dhe ta them megjithë zemër, jam shumë krenar që jam djali yt”, dhe pas këtyre fjalëve erdhi puthja e famshme në buzë që nuk u shpëtoi fotografëve të eventit.

Share With:
Translate »
635 Views