Michelle Obama publikon mesazhet me të ëmën dhe janë tipike si ato që kemi në celular

Të gjithë kemi atë komunikimin tonë të veçantë nënë-bijë dhe i tillë është edhe për Michelle Obama-n.

Ish-Zonja e Parë publikoi mesazhet që mori nga nëna e saj, Marian Lois Robinson, pas “Grammy Awards” dhe mund të themi që janë gallatë.

“Kur mami nuk mendon se je një e famshme ‘e vërtetë’”, shkruan Michelle në postimin e saj në Instagram.

Sipas mesazheve të shkëmbyera mësohet se, Michelle kishte harruar t’i thoshte të ëmës që do të shfaqej në eventin e ndarjes së çmimeve, ndërsa batutat mes tyre janë thjesht epike.

Mami: Mendoj se ishe një hit te “Grammys”.

Michelle: Jam ulur këtu me Valerie dhe ky tekst është kaq tipik nga ti. E pe?

Mami: A takove ndonjë nga yjet e vërteta apo ia mbathe menjëherë sapo mbarove punë?

Michelle: Të thash që do të isha…

Mami: Jo s’më the. Do ta mbaja mend edhe pse nuk mbaj mend shumë.

Michelle: Mendova se të thash. Dhe unë jam një yll i vërtetë, meqë ra fjala.

Mami: Po.

Share With:



489 Views