Migrena e rritë rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë

Sipas një studimi të ri, gratë shtatzënë me migrenë kanë një rrezik më të madh të abortit dhe lindjes së një bebeje me peshë të vogël.

Hulumtuesit e Danimarkës i kanë analizuar 22,000 gra shtatzëna të cilat vuajnë nga migrena.

Ato ishin krahasuar me një grup rreth dhjetëfish më të madh të grave shtatzëna që nuk vuajnë nga migrena.

Por, studimi gjithashtu ka treguar se rreziku i komplikimeve në përgjithësi është më i ulët te gratë shtatzëna me migrenë që i përdorin ilaçet.

Kjo pra ka bërë që ekspertët të konstatojnë se ilaçet e migrenës nuk janë shkaktarët e komplikimeve, por vet sëmundja e migrenës.

Migrena është rreth dyfish më e zakonshme te femrat sesa te meshkujt, ndërkaq shkaktari i saj ende nuk dihet.

Stresi, lodhja dhe ndryshimet hormonale (siç është shtatzënia) mund ta nxisin migrenën.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Headache”.

Share With:
Translate »
429 Views