Miley Cyrus shtatzënë për herë të parë, dalin fotot me barkun e rrumbullakosur

26-vjeçarja Miley Cyrus dhe 29-vjeçari Liam Hemsworth po presin fëmijën e tyre të parë.

Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë më 23 dhjetor, thuhet se është tejet i emocionuar nga lajmi se do të bëhen prindër, sipas një burimi për “OK! Australia”. Madje ky i fundit zbulon edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë dhe është vajzë.

“Miley është shumë e lumtur sepse do të sjellë në jetë fëmijën e Liam-it… Dhe është vajzë, ajo që kishin shpresuar. Ai ia ka dhënë lajmin prindërve dhe vëllezërve. Ndërsa Miley ia tregoi lajmin familjes së saj nga ‘Skype’. Mami i saj po qante”, pohoi burimi.

Thuhet se Miley dhe Liam dëshirojnë që fëmijën e  tyre të parë ta rrisin në Australi.

Share With:
Translate »
596 Views