Ministria e Shëndetësisë jep alarmin “KUJDES! Kemi të bëjmë me epidemi të fruthi, ja ç’duhet të bëni”

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka paralajmëruar për rrezikun e sëmundjes së fruthit, që ka rënë në masë tek të vegjlit. Fruthi shkaktohet nga një virus i cili është shumë ngjitës.  Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit. Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë. Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre.

Living ju kujton se fruthi është një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Ai shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur paramyxovirus. Ai përhapet nga një fëmijë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë puthjes.

Simptomat do të fillojnë të shfaqen 10 deri në 14 ditë pas infeksionit të virusit të fruthit. Si fillim ato përfshijnë temperaturë, dobësi, humbje të urisë dhe sy të kruajtshëm. Hunda e fëmijës mund të ketë rrjedhje dhe fëmijët mund të humbin volumin e zërit, të kenë një kollë të thatë dhe të bezdisen nga drita. Nga dita e tretë, pika të bardha ose blu do të shfaqen në brendësi të gjuhës. Ato mund të kenë një rreth të hollë të kuq përreth. Këto janë quajtur pikat koplike. Në vazhdimësi të kësaj, skuqje të tjera do të shfaqen në lëkurë. Skuqja zakonisht fillon pas veshëve dhe përhapet në fytyrë, trup dhe më pas në krahë dhe këmbë.

Share With:
Translate »
508 Views