Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë për nënat që i lindin bebet jashtë Shqipërisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se bonusi i bebeve të sapolindura, do të jepet edhe për ata që lindin jashtë Shqipërisë.

Ajo thotë se programi i bonusit të bebes, po mbështet çdo familje shqiptare që gëzohet me fëmijë, kudo ku ajo jeton.

Duke publikuar një video Manastirliu shkruan se “Jo vetëm bebet e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë Bonusin e Bebes nga 40 000-120 000 lekë. Fëmijët të parët”.

Në video thuhet se janë 3539 fëmijë të lindur jashtë vendit, që kanë përfituar bonusin e bebes që nga 1 Janari, kur nisi ky program që mbështet familjet e reja dhe lindshmërinë.

Nëse fëmija lind jashtë Shqipërisë, mjafton certifikata e lindjes dhe ajo e regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile në Shqipëri dhe çeku tërhiqet pranë zyrave qendrore të Shërbimit Social në Tiranë.

Programi i #bonusit të bebes, po mbështet çdo familje shqiptare që gëzohet me fëmijë, kudo ku ajo jeton🙌🏼Jo vetëm 😇 e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë #BonusinEBebes nga 40,000-120,000 lekë 🎁 #FëmijëtTëParët ♥️

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, August 23, 2019

Share With:



3216 Views