Ministrja Manastirliu i vjen në ndihmë të menjëhershme Lules dhe vajzës së saj pas bërjes publike të historisë së tyre

Historia e Lules që u trajtua këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mori një përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Lulja prej disa vitesh ishte dhunuar nga bashkëshorti dhe familja e tij. Ajo tashmë ishte divorcuar, por jetonte në të njëjtën shtëpi me ta.

Në studio Lulja rrëfeu se jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, madje ai nuk paguante as detyrimin ushqimor për vajzën e tyre, Elizabetën.

Menjëherë pas publikimit të rastit, në redaksinë e programit “Dua të të bëj të lumtur” ka ardhur një email nga zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në email shkruhet se vetë Ministrja Manastirliu ka marrë përsipër të strehojë Lulen dhe vajzën e saj në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës në familje. Atje Lulja dhe vajza e saj, Elizabeta do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Share With:
Translate »
711 Views