Ministrja Olta Xhaçka fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi: Tërmetet nuk parashikohen

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për mediat në lidhje me alamin fals për një tërmet në orën 23:30 ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos krijojnë panik.

Xhaçka tha se termetet nuk parashikohen dhe autorët e këtij lajmi të rremë do të dënohen me burg.

“Do gjejme autorin e këtij akti kriminal, i cili do të dënohet me burg. Tëmetet nuk mund të parashikohen, kjo është idiotesi. Kjo që ka ndodhur sot që ka përhapur panik në njerëz, është një shpikje perverse e një mendjeje të sëmurë. I ftojmë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të mos përhapin panik. Edhe kodi penal në nenin 207 e dënon përhapjen e njoftimeve të rreme, që përhapin pasiguri dhe panik“, tha ministrja e Mbrojtjes..”, deklaroi ministria Xhaçka.

Share With:
Translate »
535 Views