Minuta frike në palcë për nënën teksa policët përpiqen t’i sjellin 1-vjeçarin në jetë

Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmijës së saj i ngeci në fyt një biskotë.

Policët u vunë menjëherë në veprim dhe nisën ta gjuajnë shpinën e vogëlushit për t’i zhbllokuar frymëmarrjen e për ta përmendur.

Ata e vunë re menjëherë që fëmijës i kishte ndryshuar ngjyra e gojës dhe e fytyrës, ndaj nisën të bëjnë manovrën “Haimlik”.

E gjithë skena zhvillohej para syve të nënës së traumatizuar, të pafuqishme dhe të paralizuar nga frika.

Për fat, një ambulancë arriti në kohë dhe fëmija mundi të shpëtojë plotësisht.

Nëna e djalit, Amanda Zimmerman, doli më pas në një konferencë për shtyp dhe falënderoi policët e mjekët e Kississimee, Florida.

   

Share With:



21 Views