Miranda Kerr shpenzon 250 mijë dollarë në dhomën e foshnjes

Sa keni shpenzuar për ta dekoruar shtëpinë tuaj?

Jemi të sigurt, se po aq, deri tani ka shpenzuar Miranda Kerr vetëm për të dekoruar dhe rregulluar dhomën e foshnjes së saj, që nuk ka ardhur akoma në jetë.

Një burim ka thënë për Life& Style se modelja dhe bashkëshorti i saj, shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel kanë shpenzuar tashmë 250,000 dollarë për këtë dhomën.

I njëjti burim thotë se çifti janë shumë të entuziazmuar për ardhjen në jetë të foshnjes së tyre.

Madje thuhet se dhoma e foshnjes ka edhe një shtrat të bërë enkas dhe një dhomë gjigante për garderobë të mbushur me rroba të markave të njohura si Dior, Ralph Lauren dhe Stella Mçartney.

Modelja ka konfirmuar më 15 nëntor se ajo dhe bashkëshorti i saj po presin një foshnje duke mos treguar për gjininë, ndonëse mediat kanë raportuar se Kerr do të bëhet me vajzë.

Modelja ka një djalë 6 vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshortin, Orlando Bloom derisa për Spiegel kjo do të jetë hera e parë që bëhet baba.

Share With:
Translate »
1032 Views