Miriami dhe Albani publikojnë këngën kushtuar Amelisë

Edhe njëherë me duart e tij, ai prodhoi një perlë në muzikë. Këngëtari Alban Skënderaj, ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me gruan e tij Miriam Canin, një këngë kjo që i dedikohet të bijës së tyre Ameli. Çifti i famshëm preja artistësh, këtë e kanë të tretin projekt bashkë, ndërsa kjo këngë vjen si dedikim për jetën e tyre të përbashkët familjare. Çifti i famshëm preja artistësh, këtë e kanë të tretin projekt bashkë, ndërsa kjo këngë vjen si dedikim për jetën e tyre të përbashkët familjare. E kënga, është publikuar në një moment shumë të veçantë për familjen Skënderaj dhe Cani. “Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaja”. Klipi i ri i dyshes, është më shumë se një videospot kënge. Ata të dy kanë përmbledhur aty momente të bukura me të bijën dhe gjithçka është reale, e përçuar me emocion nga këngëtarët. Fare në fund, një varg e këndon edhe Ameli, që në gjuhën e saj fëmijërore i shton ëmbëlsinë kësaj kënge.

Share With:



628 Views