Misteri i 13-vjeçares, flet i ati: E gjeta të divan, e kishin qëlluar me armë

Humbja e jetes te një 13-vjeçareje ditën e djeshme në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, la shumë enigma. Të enjten në media u raportua se, Kasandra Brahja ishte dërguar me urgjencë në spital, ku edhe kishte ndërruar jetë, por pa treguar detaje për arsyen e vdekjes.

Ditën e sotme familja hapi dyert e mortit për të t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, ndërsa u shprehën se vajza ishte qëlluar me armë.

Babai Xhevat Brahja deklaroi se pasi ishte kthyer nga puna në shtëpi gjeti në divan të vrarë vajzën e tij, të cilën e dërgoi në spital pa shenja jete.

Ndonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjekët kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme. Mbrëmjen e djeshme mësohet se u mor në pyetje babai, po ashtu edhe nëna e vogëlushes, ndërsa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Në momentin kur ndodhi ngjarja në shtëpi ishin vëllai dhe nusja e këtij të fundit, por policia hasi vështirësi me dëshmitë e tyre pasi çifti është shurdhmemec.

Share With:



175 Views