Mitet e shtatzënisë që i besojmë edhe në vitin 2018

Shtatzënia është periudhë shumë e rëndësishme dhe emocionuese për çdo grua.

Nuk ka ndonjë dyshim se kjo periudhë përcillet me shumë paragjykime dhe stereotipe.

Më poshtë keni 13 mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë që kanë qarkulluar me dekada të tëra, dhe ende besohen!

Gratë shtatzëna duhet të hanë sa për dy persona

Nutricionistët nga Instituti i Mjekësisë në SHBA pohojnë se nëse një grua ka peshë të shëndetshme, ajo nuk duhet të konsumojë kalori ekstra gjatë tremestrit të parë.

Shkencëtarët rekomandojnë t’i shtoni deri në 340 kalori në ditë gjatë tremestrit të dytë, dhe rreth t’i shtoni rreth 450 kalori në ditë gjatë tremestrit të tretë.

Por ato kalori duhet të vijnë nga produktet e bulmetit, arrat dhe proteinat.

Kjo është një arsye se përse gratë shtatzëna duhet të përqendrohen të ushqehen shëndetshëm, e jo vetëm të hanë më shumë.

Seksi gjatë shtatzënisë e dëmton beben

Rreziku i seksit gjatë shtatzënisë është një nga mitet më të njohura.

Njerëzit supozojnë se seksi gjatë shtatzënisë e dëmton beben, është i pakënaqshëm për gratë dhe s’është aspak moral.

Por nëse një grua nuk përjeton dhimbje dhe e shijon seksin, atëherë aktiviteti seksual është krejtësisht në rregull dhe i padëmshëm.

Në anën tjetër, marrëdhëniet e rregullta seksuale janë të mira për shëndetin.

Duhet ta lindni fëmijën e para se t’i mbushni 30 vjet

Nëse një grua 30-vjeçare kujdeset mirë për veten, ushqehet shëndetshëm, bën ushtrime fizike dhe rregullisht kontrollohet te doktori, rreziku i komplikimeve gjatë shtatzënisë nuk rritet nëse krahasohet me një vajzë 20-vjeçare.

Shumë doktorë besojnë se mosha ideale për ta lindur fëmijën e parë është mes moshave 20-30 vjet!

Shtatzënia i bën gratë budallaqe!

Ndryshimet e niveleve të hormoneve zakonisht i bëjnë gratë më emocionale dhe më të ndjeshme, por gjatë shtatzënisë shumë gra zbulojnë talente të reja dhe aftësohen në gjëra tjera.

P.sh., shumë nga këto pikturojnë, shkruajnë libra, ose edhe i fillojnë bizneset e tyre.

Share With:
Translate »
888 Views