Mjekët e diagnostikuan me grip, 2-vjeçari humb jetën sa shtrohet në spital | Historia që ka inatosur të gjithë prindërit

‘’Mami, a do të vdesë Arlo?’’ Një pyetje që ndoshta një vajzë 3-vjeçare nuk duhet ta bënte kurrë, një pyetje që një mama nuk do të donte ta kishte dëgjuar kurrë, e megjithatë ajo që ndodhi mbrëmjen e 2 nëntorit do të ndryshonte përgjithmonë jetën e dy prindëvre australianë Kate dhe Ross Upton nga Brisbane, kryeqytet i Queensland-it në Australi. Prindërit e rinj në moshë përkatësisht 34 dhe 30 vjeç, nuk do ta kishin menduar kurrë që gripi i lehtë në dukje i djalit të tyre 2-vjeçar, Arlo Jack Upton, ishte në të vërtetë një sëmundje e rrallë që askush nuk arriti ta kapte në kohë.

Gjithçka nisi më 27 tetor kur vogëlushi filloi të kollitej, kishte temperaturë të lartë dhe ndihej i plogësht. Pasi e çuan menjëherë të vizitohej tek mjeku i familjes, çifti australian u kthyen në shtëpi pasi morën sigurinë se ishte thjesht një virozë momentale. Pasi kaluan dy ditë, prindërit u detyruan ta çonin sërish tek mjeku djalin e tyre pasi kishte temperaturë 40′, dhimbje barku dhe të vjella. E njëjtja diagnozë, virozë dhe kësaj here duhet t’ia hidhte paq me  Pandaol dhe Neurofen, dy qetësues të përshtatshëm për moshën e tij.

Por, pasi vogëlushi ra në kolaps mbrëmjen e 1 nëntorit mjekët kuptuan se diçka nuk po shkonte. Fytyra e tij u nxi menjëherë, nuk po reagonte më dhe pas 48 dorësh kaloi në arrest kardiak. Vetëm atëherë mjekët kuptuan se vogëlushi vuante nga një gjendje e rrallë shëndetësore si pasojë e mungesës së proteinës LPIN-1. Ky mutacion gjenetik kishte prekur sistemin skeletor dhe muskulor të Arlo Jack-ut, duke i provokuar më pas arrest kardiak.

Share With:
Translate »
637 Views