Mjekët grinden gjatë operacionit, vdes foshnja e porsalindur | Video

Disa pamje të tmerrshme vijnë nga Spitali Umaid që ndodhet në rajonin e Rajasthanit, në Indi. Një fëmijë i porsalindur ka vdekur vetëm disa sekonda pasi erdhi në jetë, kur dy mjekët të cilët po kryenin operacionin me rrugë cezariane filluan të grinden dhe harruan të kujdesen për të. Ndërkohë që mjekët grindeshin me njëri tjetrit, nëna e foshnjës, Anita Singh, qëndron pavetëdije e shtrirë në sallën e operacionit. Videoja është bërë virale në internet, ndërkohë dy mjekët janë pushuar nga puna dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale.

 

Share With:



615 Views