Mjekët heqin tumorin 25 kg nga vezoret e gruas

Mjekët në Rusi kanë hequr një tumor prej 25 kg nga vezoret e një gruaje.

59-vjeçarja ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pas analizave, mjekët zbuluan një tumor të madh që rritej brenda barkut të saj dhe e futën atë menjëherë në sallën e operacionit.

Dmitry Aryutin së bashku me një ekip mjekësh arritën të hiqnin tumorin 25 kg nga vezoret e gruas.

Tumoret e vezoreve rriten masivisht sepse shpeshherë nuk shkaktojnë simptoma.

Disa paciente mund të kuptojnë se diçka nuk shkon me trupin e tyre kur rritja e tumorit të vezoreve është aq e madhe saqë shtyp fshikëzën apo veshkat.

Kjo shkakton vështirësi në urimin dhe dhimbje në bark e shpinë.

Share With:
Translate »
401 Views