Mjeku iu heq mitrën pacienteve dhe u mbyll gypat pa u marrë leje

Një mjek amerikan në Virginia, është arrestuar gjatë javës së kaluar, i akuzuar se ka kryer meë dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, ndërkohë që pacientet nuk ishin në dijeni.

Mjeku gjinekolog Javaid Perwaiz, 69 vjeç, iu hiqte mitrat pa motiv dhe u mbyllte gypat e Fallopit, pacienteve të tij. Ai u arrestua për mashtrim shëndetësor dhe për deklaratë të rremë në polici.

Në një rast mjeku i kishte hequr mitrën pacientes, pasi dyshonte për kancer dhe këtë gjë ia kishte thënë më vonë, teksa gruaja kishte dijeni vetëm për një ndërhyrje të vogël.

Po ashtu në kartelën klinike të pacientës, nuk kishte asnjë referim për kancer. Në një rast tjetër, Perwaiz, i kishte hequr mitrën një gruaje, e cila vuante nga dhimbje të vazhueshme barku.

Një tjetër grua e cila u vizitua nga mjeku për një shtatzëni jashtë mitre, u vizitua tek një mjek tjetër specialist fertiliteti më vonë, në tentativë për të ngelur shtatzënë.

Por aty mësoi se Javaid Perwaiz, i kishte mbyllur gypat e Fallopit, duke e bërë të pamundur shtatzëninë. Hetimet për mjekun nisën në shtator të vitit 2018, pasi policia mori denoncimin e një punonjëse të spitalit, e cila tha se kishte dyshime se mjeku bënte ndërhyrje të panevojshme, shkruan noa.al.

Nga viti 2014 deri në vitin 2018, gjinekolgu ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në mbi 500 persona, ndërkohë që aktualisht ndodhet në burg.

Share With:
Translate »
454 Views