Modelja e fitnesit tregon çfarë i bën shtatzënia trupit

Një blogere e fitnesit është hapur rreth presionit që kanë gratë për të rifituar trupin e tyre të përsosur, pas lindjes. Emily Sky, një modele fitnesi e famshme në Australi, lindi kohët e fundit fëmijën e saj të parë – një vajzë të vogël të quajtur Mia Elise Redmond.Por, pavarësisht se thotë që iu nënshtrua një regjimi të rreptë stërvitjeje sapo nëntë muajt përfunduan, Skye e pranon se prioritetet e saja kanë ndryshuar. Tani, nëna e re ka shpërndarë një postim në Instagram për të shfaqur realitetin e të qenit nënë. Duke postuar një seri fotosh të bëra para, gjatë dhe pas shtatzënisë, Skye deshi të sfidonte pritshmëritë që gratë duhet t’i largojnë menjëherë pasi të lindin.“E doja trupin tim para shtatzënisë por tani e dua edhe më shumë”, shkroi ajo. “Jam krenare me atë çfarë ka bërë trupi im dhe vazhdon të bëjë për vajzën time të çmuar”. Ajo tregon për pritshmëritë e pavërteta që i kanë gratë menjëherë pas shtatzënisë dhe thotë se dëshiron të festojë për trupin e saj pas lindjes dhe për atë çfarë ka arritur ai. Skye e pranon se dëshiron të jetë fit përsëri dhe e shëndetshme, por për ta bërë këtë i duhet kohë, përkushtim dhe durim.

 

 

Share With:
Translate »
837 Views