Modelja e njohur i surprizon të gjithë, shtatzënë për herë të tretë

Modelja me famë botërore, Bar Refaeli dhe partneri i saj, Adi Ezra shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të tretë. Mëngjesin e kësaj të enjte, Bar e ndau lajmin me të gjithë përmes një video surprizë. Ajo shoqërohej nga miku i saj, Assi Azar i cili u shfaq i pari në video dhe më pas Bar shtatzënë që i përshëndeti të gjithë. “Ops e bëra prapë”, shkruante Refaeli me shaka bashkangjitur videos së saj.

Bar dhe Adi janë prindër të 2 vajzave, Elle 20 muajshe dhe Liv 2. Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2015-të në Izrael. Më herët supermodelja ka qenë e martuar për 2 vite me Arik Weinstein, me të cilin organizoi ceremoninë e dasmës në vitin 2003. Për disa vite, Refaeli ka qenë në një marrëdhënie paksa të komplikuar me Leonardo DiCaprio dhe më pas me të i dha fund lidhjes në vitin 2011.

 

Share With:
Translate »
924 Views