Moderatori i njohur i dedikon bashkëshortes fjalët më të ndjera: Më ke falur dhuratën më të çmuar

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka zgjedhur që në këtë përvjetor të martesës me partneren e tij, t’i dedikojë fjalët më të ndjera së bashku me frytin e tyre të dashurisë, vajzës të quajtur Rroa. “Zemër sot festojmë edhe përvjetorin e martesës sonë. Këtë vit përvjetorin e kemi edhe më të bukur me Rroan tonë. E përzgjodha këtë foto që simbolizon dhuratën më të çmuar që më kë falur tash e 9 muaj. Ju dua pafund”, shkruante Gashi krah fotos me bashkëshorten e tij, Qëndresën dhe vajzën e tyre. Pas këtij momenti edhe ndjekësit e moderatorit nuk kanë hezituar ta urojnë në komente për këtë ditë speciale në jetën e çifitt.

Ndonëse deri më tani Labinoti ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht pamjen e të voglës, duket se ai e ka shijuar shumë këtë periudhë të mbushur plot dashuri pranë vajzës së tij e cila rritet dita ditës edhe më shumë.

Share With:
Translate »
402 Views