Moderatorja shfaqet me vajzën e porsalindur në krahë, e madhja mos është pak xheloze?

Ardhja në jetë e vajzës së dytë të moderatores Jonida Aliçkolli na gëzoi të gjithëve. Por emocionet e vajzës së madhe, Mia ende nuk i kemi kuptuar. Jonida me siguri ka punuar që ajo të mos e përjetojë keq lindjen e motrës por përkundrazi, ta dojë e të kujdeset për të. Por pavarësisht asaj që mund të thotë një fëmijë, vështirë t’i zësh besë kur bëhet fjalë për vëllain apo motrën e vogël.
Dhe në fakt ende nuk po e kuptojmë se çfarë ka ndërmend Mia në këtë foto me mamin dhe motrën Tiara. Ajo duket se i ka bërë buzët njësoj si mami teksa përpiqet ta përkëdhelë të voglën. Hmmm… ta përkëdhelë?!  /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
645 Views