Moderatorja shqiptare i dedikon nënës fjalët më të ndjera: Oazi im i paqes çdo ditë

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu ka zgjedhur që ditën e sotme ta urojë nënën e saj për ditëlindje duke i dedikuar asaj fjalët më të ndjera në një ditë speciale si e sotmja.
“U rrita nga një nënë që më mësoi se si të besoj gjithmonë tek vetja. Oazi im i paqes çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime më e madhe”, ka shkruar Shehu bashkangjitur fotos ku shfaqet krah nënës së saj e buzëqeshur.
Ndonëse moderatorja publikon rrallëherë momente nga jeta e saj private, kjo është një prej ditëve ku Arjola nuk ka ngurruar të shkruajë fjalët më të bukura për një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj. Edhe në dalje publike të mëparshme Shehu ka treguar se nëna e saj ka qenë gjithmonë një mbështetje për Arjolën dhe të gjithë ëndrrat e saj.

Share With:



45 Views