Moderatorja shqiptare shtatzënë për herë të parë, zbulon gjininë e bebit

Një vit pas ceremonisë së martesës, u zbulua se moderatorja Vilma Masha do të bëhet nënë për herë të parë.

Moderatorja e njohur e sportit është treguar mjaft e rezervuar për këtë periudhë të bukur në jetën e saj, por së fundmi me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret.

Moderatorja ka publikuar në Instastory një dhuratë që i ka bërë dikush dhe ajo është ngjyrë rozë.

Në këtë mënyrë, Vilma ka zbuluar se do të bëhet nënë e një vajze, e cila pritet të vijë në jetë në fund të vitit.

Përsa i përket karrierës së saj në televizion, është bërë e ditur se vetëm për disa javë, Vilma do të zëvëndësohet nga një gazetare që e njeh shumë mirë fushën e sportit.

Më pas emisioni do të ndërpritet për një muaj e gjysmë për shkak të pauzës dimërore të klubeve.

Share With:



46 Views