Modifikoi fotot e fëmijërisë që t’i dukeshin buzët e mëdha, Dua Lipa ka një mesazh për fansat

Dua Lipa është akuzuar nga fansat se ka bërë photoshop buzët e saj në fotot kur ka qenë e vogël.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare ka hedhur poshtë thashethemet.

Ylli i popit publikoi foto kur ishte fëmijë duke treguar buzët e saj të mëdha.

“Njerëzit që thonë se bëj photoshop fotot kur kam qenë fëmijë për të bërë buzët e mia të duken si të mëdha janë të çmendur. Nuk mund ta besoj që po mbroj veten,”-shkroi ajo.

Reagimi i këngëtares vjen pasi disa fansa vunë në dukje se buzët e Duas duke në madhësi të ndryshme në foto të ndryshme.

Share With:



124 Views