Momenti i veçantë kur Dua Lipa ia besoi fansit 8-vjeçar ta dëgjojë i pari këngën e re, ende të papublikuar

Dua Lipa është në prag të lansimit të këngës së saj më të re.

Artistja 24-vjeçare la një fëmijë tetë vjeçar të quajtur Sam, që është fans i zjarrtë i saj, që ta dëgjonte i pari këngën e saj të re me titull “Don’t start now”.

Ky moment magjik u dokumentua në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, ku këngëtarja shqiptare ishte e ftuar së fundmi.

Dua Lipa (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)

Pasi dëgjoi këngën e re të artistes së tij të preferuar, tetë vjeçari Sam iu drejtua fitueses së çmimit ‘Grammy’ me kritikën e tij të plotë rreth projektit të ri.

“Epo, unë mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Me të vërtetë më pëlqen shumë. Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, tha ai referuar këngës “Swan Song”, që Lipa e publikoi në janar të këtij viti.

Ylli i hitit “New Rules” më pas falënderoi kritikun e ri për reagimet dhe ndershmërinë e tij.

Për shkak se kënga nuk u luajt për pjesën tjetër të dëgjuesve të emisionit, prezantuesi i emisionit Greg James i kërkoi Samit t’i tregonte pak nga ritmi dhe teksti i këngës ende të papublikuar, dhe që deri më tani vetëm ai dhe Dua e kishin dëgjuar.

Share With:
Translate »
431 Views