Momenti kur Miriami dhe Albani japin lajmin e bukur, do të bëhen prindër për herë të dytë | Video

Mbrëmjen e sotme Alban Skënderaj po mban koncertin recital “Hapësira e një ëndrre” për publikun prishtinas. Artisti shqiptar ashtu si në Shqipëri edhe në këtë koncert kishte rezervuar surpriza, por kjo e kësaj here ishte vërtet shumë e veçantë. Miriami është ngjitur në skenë për të kënduar me Albanin dhe aty çifti i njohur kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Përpara se të interpretonin këngën “Dhurata” Albani është shprehur: “Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”. Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetë.

Share With:
Translate »
2631 Views