Monika Kryemadhit iu rritën vajzat, i shtrojnë darkën dhe festojnë pas mesnate

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta shfaqen duke pirë kafen e parë të 2018-ës.

Ndërsa publikon foton, Kryemadhi zbulon edhe se si ka festuar mbrëmë familja.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!”, shkruan Kryemadhi.

Share With:
Translate »
922 Views