Mori vesh që të afërmit ishin nën rrënoja, e reja në Itali tentoi të hidhej nga ballkoni

Mediat e huaja shkruajnë se një e re shqiptare ka tentuar që të varsë veten pasi mori vesh se të afërmit e saj ishin plagosur nga tërmeti i tre ditëve më parë që shënoi 7 ballë, e shkaktoi 50 viktima.

25 vjeçarja nga Ankona mësoi se disa nga të afërmit e saj ishin plagosur rëndë dhe tentoi që të hidhej nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë. Për fatin e saj të mirë ishin oficerët e skuadrës “Flying” ata që ndërhynë me urgjencë dhe i shpëtuan jetën të resë.

Sipas mediave italiane në momentin kur ishte shpëtuar, 25-vjeçarja kishte vënë dy këmbët në pravazin e ballkonit dhe i kërkoi efektivëve që ta linin aty.

“Mjaft … më lini të qëndroj, unë do hidhem, nuk dua te jetoj,“-mësohet të jetë shprehur ajo.

Share With:
Translate »
426 Views