“Mos dilni sonte pa mua” Vetëm 1-vjeç, i biri emocionon Elona Duron me letrën që i shkroi për ditëlindje

Për moderatoren e Top Medias Elona Duro sot është një ditë shumë e veçantë. Djali i saj Tomas ka ditëlindjen e parë dhe mami Elona ka bërë urimin më të bukur që një nënë i bën birit të saj.

Elona ka postuar në Instagram të gjithë gëzimin që ndjen për ditëlindjen e djalit, duke kujtuar 9 muajt e shtatzanisë, momentin kur mori vesh që ishte djalë e deri tek ardhja në jetë e Tomas-it të vogël.

Ajo që ne vumë re ishte koçidenca e bukur e datave dhe numrave që vetë Elona përmend. “Linde 3 javë përpara ditëlindjes time të 33-të, me 3 janar.”

Tomasi e ka emocionuar mamin me letrën që i ka çuar për ditëlindje dhe nëna e ka publikuar në Facebook.

“E dashur mami Lona,sot eshte datlindja jote dhe une jam shume i gezuar, sepse ti je njeriu me i rendesishem i jetes sime dhe une te dua shume, shume fort!
Jam shume i vogel dhe kam shume nevoje per Ty, per Ty do te kem nevoje gjithe jeten edhe kur te rritem, edhe kur te jem burre i madh!
Une jam nje femije me shume fat, sepse Ti me rrit me shume dashuri, shume perkujdesje, shume perkushtim, bashke kalojme oret me te bukura te dites, ngandonjehere kur bej ndonje kapricio edhe oret e nates.
Ti nuk merzitesh kurre me mua, vetem me dhuron pafund dashurine tende,kohen tende, madje une te dua aq
Shume, sa shpesh here te marr edhe nga koha qe ti e ke te shtrenjte per babi Lorin!
Por babi Loi me kupton kaq mire, sa nuk merzitet kurre!
Ti je mami me e bukur ne bote, je mami me e mire ne bote,je mami me e dashur ne bote, je aq e mire sa te gjithe te duan fort dhe kenaqen e defrehen , kur jane prane teje!
Edhe une jam shume krenar dhe i lumtur per Ty!
A e di ti mami, qe une cdo dite e haj supen duke te pare ty ne televizor dhe i tregoj gjithe lodrave te mija te kthejne koken nga ekrani, te rrine urte qe te shohim Ty sebashku!
Sot per Ty eshte nje feste shume e bukur dhe une kete vit jam rrit pak dhe deshiroj te festoj bashke me Ty!
Mos dil per darke me babi Loin edhe une te rri vetem, darken shtroje ketu te tavolina jone edhe une do ulem bashke me Juve te festojme sebashku datlindjen tende!
U befsh 100 vjece mami ime e bukur!
Qofsh gjithmone e lumtur dhe plot dashuri!
Uroj nga zemra ime e vogel qe Une, Ti, dhe Babi Loi qofshim familja me e bukur ne bote per te gjithe jeten!
Te Dua Shume Fort!
Tomas Goga! ” /Kids’Time/

Share With:



300 Views