Mos i thoni JO mishit gjatë shtatzënisë sepse fetusi rrezikon problemet mendore, ja përfundimet e studimit

Dieta vegjetariane tek gratë shtatzëna, në mënyrë indirekte mund të shkaktojë dëmtime të përhershme neurologjike te fetusi për shkak të mungesës të madhe të vitaminës B12.
Ushqimi i ndryshëm dhe i balancuar gjatë shtatzënisë
Vitamina B12, ose kobalamin, që kryesisht përfshihet në ushqime me origjinë shtazore, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor qendror dhe nevoja për të rritet gjatë shtatzënisë. Gratë që ndjekin një dietë ku nuk përfshihet mishi, duhet të marrin paraasysh rreziqet që sjell mungesa e kësaj vitamine.
Nëse nëna nuk merr merr mjaftueshëm vitaminë B12 mund të shkaktojë dëme neurologjike te fëmija, që kur ai është ende në bark dhe këto dëme do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm gjatë gjidhënies.
Nevojiten shtesa të vitaminës B12 në shtatzani
Giancarlo Marca, president i Shoqërisë Italiane për studimin e sëmundjeve të trashëguara metabolike dhe shfaqjen te i porsalinduri thotë se mediat dhe institucionet shëndetësore duhet të sinjalizojnë rrezikun e dietave vegjetariane gjatë shtatzënisë. Nënat që nuk e marrin këtë vitaminë përmes ushqimit, duhet patjetër të marrin suplemente shtesë pasi fëmija mund të dëmtohet shumë nga mungesa.
Qëllimi i këtij raporti nuk është të cilësojë si të gabuar dietën vegjetariane, por një grua që pret një fëmijë, duhet të masë nivelet e vitaminës B12 për t’u siguruar se nuk ka ndonjë efekt negativ tek fetusi. pernenat

Share With:
Translate »
773 Views