Mos ma puthni bebin!

Jam prekur shumë sot nga postimi i dy prindërve (Presley Trejo dhe Elias Trejo), të cilët vendosën të ndajnë historine e tyre, pikërisht pasi humbën bebin e tyre nga ‘puthja e vdekjes’. Bëhet fjalë për HSV 1 apo Herpes Simplex Virus.

Tek të rriturit, nuk përbën shumë problem, pasi sistemi imun i një të rrituri, e lufton shumë mirë. Por jo sistemi imun i një bebi apo fëmije të vogël. Ju mund ta keni këtë virus dhe mos ta dini. Kështu që, larg bebit, sidomos me puthje, e sidomos puthjet plot pështymë! Këto puthje e përhapin shumë shpejtë virusin që prek trurin e femijës.

Epo të humbasësh fëmijën, nga një tekë e plakave apo njerëzve që vdesin të kullufisin faqet e bebave, për mua është e papranueshme!
As buze, as duar që kushedi çfarë kanë prekur, jo afër fytyrës së fëmijës. Është fëmija im, unë e kam lindur, unë kam duruar dhimbjet e lindjes, unë e kam sjellë në jetë, unë e ushqej me gji dhe unë vendos, që të mos ma puthni bebin! Ndaç le t’ju ngelë hatri, ndaç le të prekeni, besomëni, nuk ma ndjen fare! Edukohuni që fëmija, foshnja, bebi, nuk puthen dhe pikë!

Shpresoj të ndërgjegjësoheni sado pak!

Autore: Diola Dosti Baftiu

Share With:
Translate »
1222 Views