Mos vallë Megi Pojani është shtatzanë?

“Hostel by Anabel” dhe “Love Likes Tirana” i dhanë shumë popullaritet gazetares dhe jo vetëm, Megi Pojanit. Ajo ra në sy menjëherë për karakterin e vajzës së hapur dhe pa komplekse. Ajo numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe ndan pothuajse çdo ditë copëza nga jeta e saj.

Sot, ajo na vendosi në pikëpyetje me foton e saj të fundit ku shkruan: “Urrej të pres periodat e mia. Është si të presësh shiun në këtë thatësirë, zhgënjyes dhe të pashpresë…”

Zakonisht kur vonohen periodat, të gjithëve na shkon mendja tek shtatzania. Edhe pse nuk përjashtohet rasti i ndonjë ç’rregullimi të ciklit, Mos vallë bukuroshja po na jep një lajm të bukur?

Ne do të gëzoheshim pasi e dimë që një vajzë si Megi mund t’i bëjë të dyja shumë mirë në të njëjtën kohë, edhe familjen edhe karrierën. Për më tepër që do ta edukojë fëmijën e saj me një mentalitet të hapur.

Hmmm… mos vallë i erdhën periodat ndërkohë që ne fluturuam më shumë se ç’duhet me mendime?

Megi duhet të na informojë! /Kids’ Time

Share With:



97 Views