Moti i keq, nëna e re probleme me zemrën pas lindjes, sillet me helikopter në Tiranë

Moti i ftohtë dhe me ngrica ka sjellë probleme edhe tek spitalet rajonale.
Kështu 25-vjecarja Trendafile Demiri është bërë nënë për herë të parë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në spitalin e Peshkopisë.

Pas lindjes ajo ka shfaqur komplikacione në zemër dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri për transportimin me urgjence drejt Tiranës.

Nëna e re u soll në spitalin “Nene Tereza” nga efektivet e helikopterit EC-145 të Forcës Ajrore.

Share With:



41 Views