Motrat Istrefi vijnë me një duet, zbulohen detaje të reja

Era Istrefi ka pranuar se më në fund, do të ketë një duet në shqip midis saj dhe Nora Istrefit. Ky lajm është pritur shumë mirë nga të gjithë, sidomos nga fansat e tyre. Këngëtaret janë munduar të mos tregojnë shumë detaje lidhur me këtë projekt, por sipas burimeve të ‘Prive.al’, ky projekt do të vijë më shpejtë seç është menduar. Mesa duket videoklipi do të xhirohet këto ditë dhe kjo është arsyeja pse Era do të jetë në Kosovë deri në datë 21. Dhe njëherë tjetër, ajo do të bashkëpunojë me mikun e saj Astrit Ismaili, i cili do të kujdeset për aspektin vizual. Me një talent si të dy motrave, e dimë që ky projekt do të jetë i suksesshëm.

Share With:
Translate »
556 Views