Mozzik po bëhet gati për rolin e babait, bën blerjen e shtrenjtë për të birin

Vet e pëlqen markën e famshme e luksoze Gucci dhe edhe për të birin ka nisur të blejë veshje të shtrenjta.

Mozzik, reperi që së shpejti pritet të bëhet baba ka prezantuar xhaketën të cilën e zgjodhi për të birin e tij.

Ndonëse reperi dhe e dashura e tij Loredana Zefi nuk e kanë pranuar se po presin një bebe, dyshja kanë dhënë shenja të mjaftueshme përmes postimeve në Facebook, se po bëhen prindër.

Dhe Mozzik sapo prezantoi blerjen e tij të re që është një xhaketë e markës Gucci e njohur per çmimet astronomike në treg, e dedikuar për djem të vegjël ngase bazuar në stereotipet tradicionale gjinore, bluja aplikohet tek çunat e vegjël.

Xhaketa e vogël në ngjyrë blu, ka prapa të vizatuar Ylberin një simbol i përdorur shpesh nga Gucci në rrobat për fëmijë, ndërsa në përshkrimin e videos së Mozzik thuhet: “Familja e Para”. /Prive.al

Share With:
Translate »
732 Views