‘Mr Bean’ heq dorë nga aktrimi, vendos të kujdeset për vajzën

Aktori i njohur Rowan Atkinson, ka mërzitur fansat e tij me vendimin që ka marrë së fundmi. Mediat e huaja shkruajnë se ‘Mr Bean’ ka vendosur të shkëputet nga aktrimi për t’ju përkushtuar familjes. Aktori dëshiron që të mbështesë bashkëshorten në rritjen e vogëlushes së tyre, e cila ka ardhur në jetë në vitin 2017.

Ai i ka kërkuar partneres së tij, Louise Ford të përkushtohet tek karriera e saj si aktore dhe për vajzën do të kujdeset ai.

Rowan Atkinson, njihet nga publiku për shumë role të suksesshme, teksa së fundmi ka qenë pjesë e “Johnny English Strikes Again”.

Share With:
Translate »
577 Views