Mrekullia, gruaja lind foshnjën pasi zgjon bashkëshortin nga koma

Ashley dhe Andrew Goette, të dy 28 vjeçarë, po bëheshin gati për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë kur ndodhi e papritura. Mëngjesin e 16 tetorit, Ashley gjeti burrin e saj të shtrirë dhe pa frymë.

Ndërkohë që po priste ambulancën, ajo performoi ndihmën e shpejtë duke i dhënë frymëmarrje gojë më gojë.

Kur erdhën mjekët, Andrew po përjetonte atak kardiak dhe kishte mungesë oksigjeni, prandaj nuk dihej a do jetonte. Mjekët e përgatitën gruan se bashkëshorti mund të mos zgjohej.

Por fati ishte me ta. Ashley nuk ishte gati që të ndahej nga personi, të cilin e dashuronte që prej moshës 15-vjeçare. Në vend që të shkonte në sallë për të lindur fëmijën, ajo i kërkoi mjekëve ta shtronin pranë partnerit që ishte në gjendje kome.

Kështu, ajo i dha mundësi trurit të tij që të rikuperohej dhe i premtoi se nuk do lindte djalin derisa të zgjohej.

Fatmirësisht, mëngjesin e ardhshëm, Andrew u përmend dhe së bashku përjetuan ndjenjën e bukur e të prindit.

Share With:
Translate »
623 Views