Muaj më parë u martuan, tani Justin dhe Hailey mendojnë të bëhen prindër

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë shtyrë për të ardhmen planet e tyre për dasmë, megjithatë ata vazhdojnë akoma të mendojnë se si do të jetë ceremonia e tyre. Një burim ka treguar për ‘Us Weekly’ se çifti do të dëshironin që të ishte diçka shumë intime. Në shtator dyshja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni sekrete në Manhattan dhe duke qenë se janë të martuar nuk nxitojnë për të bërë një dasmë me njerëzit e tyre të afërt. Ndërsa tani që marrëdhënia mes tyre është konsoliduar plotësisht, Justin dhe Hailey po mendojnë të bëhen edhe prindër. Gjithashtu ata po kërkojnë edhe një shtëpi të re në Los Angeles për të nisur një jetë të re së bashku si burrë dhe grua.

Share With:



109 Views