«Na është bërë nëna si xhandar në shtëpi» letra e mamasë që nuk di si t’ia bëjë me djalin 11 vjeç e vjehrrën 78

“Nuk jetoj dot në këtë shtëpi,me nënën nuk rrihet” vetëm këtë frazë dëgjoj prej një viti ! Jam nëna e një djali 11 vjeçar dhe nusja e një vjehrre 78 vjeç. Jetoj me prindërit e burrit që ditën e parë të martesës dhe kurrë nuk kam patur kaq probleme sa ka djali në këtë periudhë ! E di që shumë prej jush do të thonë “lum çuni që të ka gjyshërit në shtëpi” por brezat kanë ndryshuar dhe të gjesh pikat e përbashkëta me moshën e tretë është bërë më e vështirë se kurrë. Jam vënë në një pozitë aq të vështirë, saqë nuk po di si t’i jap zgjidhje ! Po ju përshkruaj shkurtimisht një ditë të thjeshtë në shtëpinë time dhe më thoni ju se çfarë duhet të bëj në situatat e caktuara

Sherri nis që në mëngjes, kur djali bëhet gati për shkollë ! «Ç’janë këto çereali, pse s’ha reçelin që bën nëna» “S’keni faj ju, faj kanë këta të rriturit që ju japin për të ngrënë ç’të doni ju e jo çfarë ka shtëpia” ! Djali është në prag të pubertetit dhe si mund ta merrni me mend i vlojnë hormonet!! Ndizet si shkrepse dhe t’i thuash shëndeti i duket si plaç, jo më ta ngacmosh! Më pas do të ndërhyjë edhe tek veshjet ! “Merre xhaketën se është freskët, ku e ke kanatjeren, mbaje mirë çantën, mos e tërhiq zvarrë” Unë ia bëj me shënjë vjehrrës që të futet në dhomë e ta lërë djalin të qetë, por ajo vazhdon sërish me të sajat.
Jam e sigurtë që kur është në shkollë, djali kalon orët më të qetë e lutet që orët e mësimit të zgjasin sa më shumë, sepse sa vjen në shtëpi, fillon i njëjti avaz.
Sigurisht në shumë gjëra i jap të drejtë vjehrrës, por duke njohur tipin e djalit, mendoj se është vjehrra ajo që duhet të hapë rrugë e jo të sillet më keq si fëmijë ! I mbetet hatri kur unë i flas veçantë për këtë gjendje që është krijuar në shtëpi, sepse sipas saj ai fëmijë po rritet mbrapsht e jo si duhet ! Çuni vetëm flet nëpër dhëmbë në kuzhinë, nxehet, mbyllet në dhomë dhe më hakërrehet mua, sepse gjyshes kurrë nuk i është kthyer me të keq ! Vjehrra e ka një koment për çdo gjë dhe nuk di s’ia t’ia bëj të qartë që të mbajë vendin e saj si GJYSHE sepse nuk e ka vënë njeri xhandar në shtëpi. Leter ne inboks M.B/living

 

Share With:
Translate »
706 Views