Gold Ag na përloti me dedikimin për të ëmën: “Nanë nuk më tradhtove kurrë”

Gold Ag është jo vetëm një nga reperët më të suksesshëm dhe këngët e tij kthehen në hite, por edhe një person shumë i përkushtuar nga familjes e sidomos nënës së tij.

Gold Ag është shprehur gjithnjë që nëna është personi më i shtrenjtë për të dhe shpeshherë nuk kanë munguar dedikimet.

Së fundmi reperi ka postuar një foto përqafuar me të ëmën dhe shkruan se së bashku me të kanë kaluar shumë vështirësi, por emri i saj nuk e tradhëtoi kurrë.

“Tash e dikurë, me këmbë e me durë, kaluam së bashku çdo shkëmb e çdo gurë, prej kur isha i vogël e sot që u bëra burrë, vetëm emri yt NANË nuk më tradhtoi kurrë”, shkruan Gold Ag.

Share With:



55 Views