Ndahen binjaket siameze pas një operacioni të suksesshëm

Kirurgët në Australi kanë ndarë binjaket siameze në një operacion të sukseshëm.

Vajzat 15 muajshe, Nima dhe Dawa Pelden, ishin bashkuara në pjesën e barkut dhe kishin një mëlçi të përbashkët.

Kirurgu Joe Crameri tha se operacioni gjashtë-orësh rezultoi një sukses dhe se binjaket po bëhen mirë.

Rreth 18 specialistë në dy skuadra, një për çdo vajzë, morën pjesë në operacion në Spitalin Royal Children’s të Melburnit.

Binjakët e bashkuar janë shumë të rrallë, një në çdo 200,000 lindje dhe rreth 40-60% e këtyre fëmijëve vdesin.

Vetëm disa ndarje e këtyre binjakëve bëhen në mbarë botën çdo vit.

Share With:



37 Views