Ndahet nga 10-vjeçarja, i hyri në hundë ameba që ushqehet me trurin e njeriut

Një 10-vjeçare  humbi betejën me amebën që ushqehet me trurin e njeriut. Vajza nga Teksasi luftoi me ameban për më shumë se një javë.

Lily Mae Avant notoi në lumin  Brazos River dhe Lake Whitney gjatë fundjavës. Dhe pasi u dërgua në spital më 8 shtator u zbulua se ajo kishte rënë në kontakt me Ameba Naegleria Fowleri, një organizëm i vetëm njëqelizor që gjendet zakonisht në ujërat e ëmbla të ngrohtë, si liqene dhe lumenj.

Shkolla Fillore Valley Mills, ku Lily ishte klasën e pestë, konfirmoi humbjrn e saj të hënën në një postim në Facebook.

Amoeba Naegleria Fowleri hyn në trup përmes hundës, udhëton drejt trurit dhe shkatërron indet e trurit.

Dhe nga 145 rastet e njohura mes viteve 1962 dhe 2018, vetëm katër njerëz kanë mbijetuar.

Share With:
Translate »
1212 Views