Ndahet nga jeta Hamza bin Laden, djali i liderit famëkeq të Al-Kaedës

Djali i liderit famkeq të Al-Kaedës, Osama bin Laden, Hamza bin Laden, sipas raportit të interligjencës amerikane, ka humbur jetën

Kujtojmë se në muajin mars, Departamenti i Shtetit Amerikan, kishte ofruar 1 milionë dollarë, për atë që jepte informacione në lidhje me Hamzën, pasi ky i fundit dyshohej se ishte lider i të njëtës organizatë si i ati.

Besohet se djali i Osama bin Laden ka lindur 1989. Vitet e fundit, ai ka lëshuar shumë thirrje audio dhe video ku u bën thirrje ndjekësve të tij të sulmojnë SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë, si hakmarrje për të atin.

 

Share With:



76 Views