Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare bashkëshortja e Mark Frrokut, nënë e dy fëmijëve

Bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare.

Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve, vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në moshë shumë të re.

Pak kohë pas lirimit nga burgu të ish-deputetit, Mark Frroku dhe bashkëshortja e tij shkuan për kurim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata kishin vetëm dy javë që ishin kthyer, pasi mjekët nuk i dhanë shpresa jete. Situata duket të jetë përkeqësuar gjatë kohës që Frroku ishte në burg.

Mark Frroku u dënua me 6 vjet burg për tre akuza “Mosdeklarimit të pasurisë”, “Pastrimit të parave” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Por pasi bëri 3 vite burg, me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht”.

Share With:
Translate »
1456 Views