Ndarja e bujshme e Stines, e motra ka dy fjalë për t’i thënë

Në fund të 2018-ës, Stine i befasoi të gjithë ndjekësit e tij në Instagram me një status ku njoftonte ndarjen nga partnerja e tij, Graciela, me të cilën ka një vajzë.

Ai shkruante se pavarësisht të gjithave, mes tyre do të mbeste respekti për njëri-tjetrin dhe se mendonte se të dy do të funksiononin më mirë të ndarë.

Një muaj pas ndarjes së bujshme, motra e Stines, Alida, ka shprehur mendimin e saj në lidhje me ndarjen e të vëllait. Ajo ka treguar për “Panorama Plus” se nuk i ka ardhur mirë, megjithatë ky është një vendim që i takon Stines dhe ajo nuk preferon të përzihet në çështje private.

“Me Nestin kemi qenë që fëmijë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. E pavarësisht se jeta na ndau të zgjedhim drejtime të ndryshme për të jetuar, e kemi akoma atë lidhjen si atëherë, normal që nuk na erdhi mirë, por gjithsesi secili e di vetë se si do veprojë për jetën e tij. Tashmë, jemi mbi 30 dhe nuk përzihemi për çështje private. Mund të them se këmbejmë mendime, dhe kjo po, është shumë e rëndësishme.”- është shprehur Alida.

Share With:



297 Views