Ndërkohë që Cardi B performonte në Grammy, reperi i publikon videon teksa ajo lindte të bijën

Reperja me famë botërore, Cardi B mbrëmjen e kaluar në Grammy konkurroi me Travis Scott dhe Mac Miller për çmimin “Albumi më i mirë rep.”

Pasi fitoi çmimin në fjalë, reperja u shpreh për Offset:

“Kur zbulova se isha shtatzënë, albumi im nuk kishte përfunduar. Ishin netë shumë të gjata. Bashkëshorti im, faleminderit. Jo seriozisht, sepse ai thoshte vazhdimisht: ‘Ti do e bësh këtë album! Ne do bëhemi prindër dhe ti do e bësh albumin.”

Ndërkohë, së fundmi të gjithë fansat janë surprizuar nga një video e Cardi-t në sallën e operacionit.

Përpara se ajo të fitonte çmimin, reperi i famshëm Migos postoi një video në Instagram, ku në një pjesë të saj shfaqej reperja në sallën e operacionit duke lindur të bijën.

Videoja në fjalë është një video promovimi për albumin e ardhshëm të dyshes, që pritet të publikohet më 22 shkurt.

View this post on Instagram

A L B U M : 2-22-19 D O C U M E N T A R Y: 2-22-19

A post shared by Migos (@migos) on

Share With:



276 Views