Ndërron jetë “Minnie Mouse”

Russi Taylor, gruaja që për më shumë se 30 vjet ishte zëri historik i personazhit të famshëm të Disneyt, Minnie Mouse, ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare  në Glendale të Kalifornisë.

Që prej 1986-tës, Taylor ishte burim i shumëvleresuar zeri për seri televizive të animuar, filma dhe parqe tematike, duke përfshirë ketu dhe partneren aq te adhuruar te Mickey Mouse-t. por ka pasur role tek seriali I famshem The Simpsons, duke përfshirë ketu Martinin, shokun e ngathët të klasës se Bartit.

Interesante është se duke pasqyruar karakterin qe interpretoi, Taylor u martua me Wayne Allwine, zërin e Mickey-t deri në vdekjen e tij në 2009.

Taylor, e lindur në Cambridge, Massachusetts, ne 4 maj 1944, u zgjodh ne mesin e 200 kandidateve për zërin e Minniet ne nje prove te vitit 1986. Taylori u martua me Allëine ne 1991, dhe ishin po aq te pandashem sa edhe personazhet e famshme, te cilëve u dhanë gjallërinë me zërin e tyre ne ekran.

“Nuk kam dashur kurrë të jem e famshme“, pat thene ajo dikur “Personazhet që bëj interpretoj janë të famshem, dhe kjo më mjafton”.

Share With:
Translate »
473 Views