Ndihma dhe lodra për 5 fëmijët e 37-vjeçares që burri e hodhi nga kati i dytë

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të 37-vjeçares Sine Koldashi, e cila jeton në kushte të vështira, bashkë me 5 fëmijët e saj.

37-vjeçarja prej 2 vitesh është e detyruar të kujdeset e vetme për fëmijët, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin me burg për dhunë në familje.

Ndjeshmëria e shqiptarëve edhe në këtë rast ka qenë e lartë. Fisnik Musa një djalë i ri, i cili studion në Zvicër ka dhuruar për nënën e 5 fëmijëve një pjesë të kursimeve që ka mbledhur nga puna e tij part time. Ndërkohë firma e ndërtimit Agikons shpk ka dhuruar veshje dhe lordra për fëmijet duke iu kthyer atyre buzëqeshjen.

Lexoni historinë e 37-vjeçares:

Historia në BOOM: Burri e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën

Share With:



208 Views